Sipas Vuçiq, ata që ndihmuan në ndërtimin e shtetit siç e quan ai “të rremë” të Kosovës, tani po e kritikojnë atë për të gjitha vendimet e marra, transmeton lajmi.net.
“Dikush flet për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se gjithçka duhet të jetë në përputhje me atë dokument. I pyes të gjithë ata që më përkrahin dhe që nuk më përkrahin, se a nuk e pranuam ne rezolutën 1244?. A zhvendosa problemin e Kosovës prej Kombeve të Bashkuara tek Bashkimi Evropian? A ka marrë dikush tjetër një vendim ku thuhet se EULEX-i janë të mirëpritur në Kosovë, më shumë se UNMIK-u? Unë apo Jeremiqi, Djilas dhe Tadiqi?”, ka pyetur Vuçiq.
E sot kur bëhen tetë vjetë që prej opinionit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, Vuçiq deklaroi.
“Të quajnë të papërgjegjshëm njerëz që nxitën situatën ku Mali i Zi pati tendencë të largohej, dhe pastaj kampanjën ku ne mund të humbnim një shtet me 30 për qind popullsi serbe dhe 60 për qind njerëz që e flasin serben. Dhe nuk kemi më çka të themi për këtë. Mali i Zi u largua, dhe për çka e lidhim tani atë me Kosovën. Ata morën vendim që të adresonin një pyetje brutale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përmes së cilës legjitimuan pavarësinë shqiptare në Kosovë”, shtoi Vuçiq.
Kujtojmë se tetë vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë publikoi opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata ishte e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.