Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka delaruar sot se për Serbinë nuk do të ketë zgjidhje të favorshme dhe kënaqshme me Kosovën.
Megjithatë, sipas tij duhet të nënvizohet fakti që Serbia është më mirë të marr diçka nga marrëveshja me Kosovës, se sa të mbesë duarbosh, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka zgjidhje të favorshme për ne, dhe njerëzit duhet ta dijnë këtë, nuk ka zgjidhje të kënaqshme për ne, nuk ekziston. Por gjithsesi më mirë është të kemi diçka nga kjo marrëveshje se asgjë, diçka që do të shkonte në të mirë të së ardhmes së Serbisë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Vuçiq.
Tutje, Vuçiq tha se ai do të angazhohet në gjetjen e një zgjidhje e cila do të kontribuonte në të mirën e popullatës serbe, dhe sipas tij të shpëtohet ajo çka është e mundur nga Kosova.
“Nëse më pyesni se në çka jam konfuz, ose se çfarë serbët do të zgjidhnin. Unë do të luftojë që ta zgjedhë atë, nuk e di nëse do të jetë ajo apo diçka tjetër. Detyra ime është të përpiqem të shpëtojë atë se çka mund të shpëtohet nga Kosova”, u shpreh Vuçiq.
Kujtojmë se edhe kohë më parë Vuçiq kishte paralajmëruar se marrëveshja me Kosovën do të jetë e vështirë për Serbinë, për të cila deklarata ai ishte kritikuar ashpër nga kundërshtarët e tij politik në Serbi.