Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Ushtria e Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë për shkak se atje është NATO dhe për shkak se me shkuarjen atje do të shkaktonte konfliktin me aleancën ushtarake Perëndimore, transmeton Koha.net.

Me këto fjalë, siç përcjell tanjug, Vuçiq e ka komentuar deklaratën e komandantit të Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, James Foggo se “NATO është shumë i fuqishëm brenda në Kosovë dhe jashtë saj dhe se KFOR-i ka absolutisht mjaft ushtarë në rast trazirash në kontekstin e ndarjes së Kosovës” të cilën e tha dje gjatë qëndrimit në veri të Kosovës.

“Disa që më kritikojnë, më shumë e duan NATO-n se Ushtrinë e Serbisë. A e keni vërejtur se shumë më shumë e duam NATO-n se ushtrinë serbe? E në Kosovë nuk mund të jetë Ushtria e Serbisë për shkak se atje është e pranishme NATO”, ka thënë ai.

Vuçiq ka shtuar se sulmet ndaj serbëve në Kosovë janë të përhershme porse më pak se sa në vitet nga 2001 deri në vitin 2008.