Ish-kryetari i Serbisë dhe kryetar aktual i Partisë Socialdemokrate (Socijaldemokratska stranka SDS), Boris Tadiqi, ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiq çështjen e Kosovës dhe çdo çështje tjetër rajonale e përdor instrument për të mbetur në pushtet ose për ngritjen e popullaritetit të vet, transmeton Koha.net.

Tadiq për radio Sarajevën ka thënë se hapësira manovruese e Vuçiqit për zgjidhjen me kompromis të çështjes së Kosovës është më e vogël se sa ajo kur ai ka qenë kryetar.

“Së pari ata kanë pasur hipotekë shumë të madhe nacionalizmi, shovinizmi dhe hipotekën e luftërave të viteve të 90-ta, nxitjes së vrasjeve dhe krimeve. Kanë pasur hipotekën e bashkëpunëtorëve të afërt të Milosheviqit. Në rastin e fundit, ata kanë qenë për vazhdimin e luftës kundër NATO-s për dallim nga Millosheviqi i cili ka qenë për Marrëveshje të Kumanovës. Mendoj për Partinë Radikale të Serbisë”, ka thënë Tadiq.

“Ai ka hapësirë manovruese më të ngushtë. Ai ka premtuar, këtë e di, ka premtuar para vitit 2012 se do të jetë fleksibil në temën e Kosovës dhe për këtë arsye ai e ka marrë përkrahjen e vendeve perëndimore. Dhe tani ka ardhur koha që ta zbulojë se çfarë ka premtuar, pohon Tadiq.