Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin sot duke komentuar deklaratën e koordinatorit për dialogun Kosovë – Serbi, në qeverinë e Kosovës, Avni Arifi, se me bisedimet mbi Asociacionin po humbet kohë, tha se do të ishte mirë që BE të merrte rolin e saj dhe ta detyronte Prishtinën që ta respektojë fjalën e saj.
“Shtrohet pyetja nëse Marrëveshja e Brukselit zbatohet fare në Prishtinë, për ne e kemi zbatuar atë dhe me deklarata të tilla të dhëna nga negociatori kryesor, lind pyetja nëse Prishtina ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, aq sa di unë, a mbajnë fjalën e tyre? Për aq sa ne të gjithë e dimë, ata nuk i mbajnë të gjitha fjalët, “tha ai.