Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka vazhduar me teoritë e tij për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi. Edhe një herë ai e ka përmendur mundësinë për ndarjen e Kosovës.
Sipas Vulinit, një zgjidhje e tillë do ta pengonte krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Ndarja si një zgjidhje e problemit me Kosovën, është vetëm njëra nga idetë. Shqipëria e Madhe duhet të ndalet në Kosovë. Përndryshe ndalja e destabilizimit në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha Vulin, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, ndryshimet e kufijve në Ballkan kurrë nuk do të mund të bëheshin pa përkrahjen e shteteve të mëdha.
“Kurrë nuk ndryshojnë kufitë pa përkrahjen e fuqive të mëdha. Por në qoftë se ata kujdesen për paqe të qëndrueshme në Ballkan, dhe të vendosin kufij të qartë. Atëherë do të ndalohej Shqipëria e Madhe”, thotë ministri kontravers serb.
Por, ai e ka theksuar përsëri që këto janë vetëm qëndrime të tij personale.
Vulin thotë se qytetarët e Serbisë do të duhet të deklarohen për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Kur më pyesin si e sheh situatën në rajon, aëhterë shihet se situate është e paqëndrueshme. Ndryshimet e qeverisë, vendet e varfëra, faktorët e jashtëm, dhe nacionalizmi i fundit që është në kuptimin e keq për serbët”, thotë tutje Vulini.
Sipas ministri serb, Evropa duhet të reagojë për deklarata e Edi Ramës për një president mbarëkombëtar te shqiptarët.
“Që atëherë ka heshtje, ata nuk e kuptojnë se ka qarqe politike që e duan Shqipërinë e Madhe. KYy është rreziku më i madh”, përfundoi Aleksandar Vulin.
Ndarje të Kosovës si zgjidhje me Serbinë, kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë serbë, të cilët e shohin këtë opsion si fitore për ta.