Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin është një nga zyrtarët serbë që njihet me deklaratat e tij kundër Kosovës. E kjo ka bërë që Vulinit t’i ndalohet hyrja në Kosovë. Madje një herë edhe ishte arrestuar.

Por, Vulin po thotë se ai e viziton Kosovën kurdo që dëshiron.

Edhe pse në mënyrë indirekte, Vulini kur u pyet se a do ta vizitojë Kosovën, tha se “kjo varet nga vlerësimi ynë politik”.

“Unë hyjë e dalë në Kosovë kur të dua”.

“Tani është çështje e vlerësimit tonë politik, dhe jo e pushtetit të Prishtinës. Më arrestuan më herët, por nuk ishin në gjendje ta ndalnin punën time apo politikën time”, tha Vulin, trasnmeton lajmi.net

Tutje ministri serb tha se Serbia është në një pozitë të vështirë sa i përket temës së Kosovës.