Në qytezën e Vushtrrisë, një burrë është sulmuar nga bashkëshortja e tij.
Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, gruaja e ka therrur me thikë burrin e saj.
E dyshuara pas sulmit që i ka bërë burrit të saj është arratisur. Policia është në kërkim të saj.
Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor – dhunë në familje”.