Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar të parin e Ministrisë së Brendshme Agim Veliu, për “manipulim të zgjedhjeve për kryetar të Podujevës”, raporton Llapi.info.

Sipas reagimit, në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, siç thuhet në reagim, janë para 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë
Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor.
Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre.
Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore.
Veprimet e tilla janë rreptësisht të ndaluara.
Ftojmë prokurorinë që sa më parë të merret me këtë rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë veçmas nga Ministria e drejtuar prej Veliut.
Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK.