Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. Picture taken September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani - RC19C993F4C0

Zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale, ka luhatur edhe e koalicionin që qeverisë me vendin. Për këtë, është paralajmëruar se të njëjtit do t’i bashkohet edhe Partia Demokratike e Kosovës, (PDK).

Pikërisht ky paralajmërim ka ardhur nga partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Isa Mustafës. Madje, ky i fundit ka dhënë edhe një paralajmërim për PDK-në në rast se i bashkohet Qeverisë Hoti.

Mustafa ka deklaruar se partisë së tretë, në këtë rast PDK-së, do t’i jepet edhe posti i shefit të shtetit.

E kjo për VV-në po shihet si “de facto”, pasi që siç ka thënë nga kjo parti, PDK-ja ka qenë pjesë e kësaj qeverie.

Në një bisedë për GazetaBlic, deputeti i kësaj partie, Shpejtim Bulliqi ka thënë se edhe më parë koalicioni PDK-LDK-, siç ka thënë ai, ka qenë i dëmshëm për Kosovën.

“De Facto, PDK-ja ka qenë pjesë e kësaj Qeverie. Ata ishin bashkë në rrëzimin e Qeverisë Kurti në mes të pandemisë. Prandaj nuk do të më befasonte përfshirja e tyre. Ne e dimë mirë se çfarë i ka sjellur Kosovës një bashkëqeverisje LDK-PDK. Herën e fundit kur ishin bashkë ia humbën Kosovës tokën përmes demarkacionit me Malin e Zi, sollën Zajednicën dhe detyruan mijëra të rinj që rrugëve ilegale të ikin në Evropë”, ka thënë Bulliqi për GazetaBlic.

Bulliqi, bashkimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Qeverinë Hoti e ka vlerësuar si anti-demokratik.

“Një bashkim i tillë është antidemokratik dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë. Sigurisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Le të garojmë sërish. Le të dalin dhe të kërkojnë vota në emër të këtij koalicioni. Qytetarët janë të vetëdijshëm për punët e secilit dhe ata do ta vlerësojnë sërish, siç vlerësuan dhe votuan për ndryshim më 6 tetor 2019”, ka thënë ai.

Se që duhet t’i bashkohet koaliconit edhe PDK-ja e kanë thënë edhe krerët e partive qeverisëse.

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri i ka bërë ftesë publike Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të futet në Qeveri.

Tahiri beson se futja e PDK-së në Qeveri do të ishte shumë e mirë për situatën e krijuar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ftesa ime është për me hy në Qeveri. Jo pse na bën çirak, por në një situatë të tillë, sa më gjatë të jetë do të jetë mirë. Ftesa ime për PDK-në është që ta reflektojnë situatën sa më mirë”, ka thënë Tahiri në T7.

Por, posti presidentit pritet t’i sjellë probleme kreut të ekzekutivit, Avdullah Hotit dhe partnerit kryesor qeverisës, AAK-së.

Në anën tjetër, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, tashmë i ka bërë një vend PDK-së në Qeverinë Hoti, derisa ka shtuar se posti i presidentit do t’i takojë kësaj partie.

Mustafa në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, në këtë rast PDK-së.

Ndërkaq, Rasim Selmanaj nga AAK ka thënë për GazetaBlic se nuk do të votojnë tjetër kandidat për president, veçse Ramush Haradinajn.

Duhet potencuar se përçarje mes LDK-së dhe AAK-së për këtë, por edhe për çështje tjera ka pasur edhe më parë.