Për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve në Podujevë, njofton Llapi.info.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, i nominuari për kryetar të Podujevës nga ky subjekt politik, Shpejtim Bulliqi ka thënë se sot nderohen të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
“Ditëlindja e 12-të e Pavarësisë tonë, është rasti për të kujtuar se liria e mëvetësia jonë morën rrugën e realizimit me aktivizimin e vetëmohimin e pashoq, të Ali Ajetit e Zahir Pajazitit. Shembulli i tyre, u bë frymëzim e udhërrëfim edhe për mijëra e mijëra aktivistë e luftëtarë në struktura politike e ushtarake për të arritur tek liria dhe pavarësia jonë e përhershme dhe e përjetshme. Nderojmë sot ata dhe gjithë të tjerët që dhanë gjithëçka nga vetja e tyre për idealet e përbashkëta. Gëzuar, e qoftë me fat vendi ynë i shtrenjtë”, ka shkruar Bulliqi.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës./Llapi.info