Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëjë kallëzim penal ndaj Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese për vendimin për pagat e qeveritarëve.
Deputetja e kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Qeverisë është skandaloz.
“Gjykata Kushtetuese në këtë vendim ka krijuar një precedan tepër të rrezikshëm sepse me vendime të tilla secila Qeveri që vjen mund të ja rrisë pagën vetës. Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzimin penal për kryeministrin dhe ministrat që kanë marrë pjesë në votim përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo, raporton “Koha Ditore”.
Sipas saj, me këtë vendim Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë padrejtësisë dhe abuzimit me paranë publike