Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar para pak minutash për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se kanë përgatitur një listë të mirë e që do të përbëhet nga një numër i madh i grave.
“Sapo e dorëzuam listën e kandidatëve të Vetëvendosje. Besoj fuqishëm që kemi arritur të përgatisim një listë që do t’i përgjigjet mbështetjes. Një listë që përbëhet nga kandidatë nga çdo fushë. Listën do ta bëjmë shumë shpejtë publike. Dhjetëshja e parë janë pesë gra dhe pesë burra”, ka thënë Bislimi