Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga shefi i ekzekutviti, Avdullah Hoti, që ta shkarkojë nga pozita zëvendësin e tij, Driton Selmanajn, pas deklarateve të mbrëmshme.
Në një bisedë për GazetaBlic, deputeti i kësaj partie, Gazmend Gjyshinca ka thënë se shkarkimi i tij duhet të bëhet tek pasi Selmanaj të kërkojë falje.
“Pas deklarimeve të djeshme Zv.kryeministri Driton Selmanaj duhet kërkoj falje dhe të shkarkohet pas saj”, ka thënë Gjyshinca për GazetaBlic.
Më tej deputeti i kësaj partie ka përmendur edhe deklaratën e Selmanajt për të pagjeturuit, që sic thotë Gjyshnica, Selmanaj ka manipuluiar me javë të tëra.
“Përveç deklarimeve të djeshme skandaloze për të pagjeturit, tashmë është publikuar edhe përgjigjja që zyra e zv.kryeministrit Driton Selmanaj i ka kthyer Komisionit për Persona të Pagjetur, në kërkesën për raportim. Ku dëshmohet se ai ka deklaruar se tema e të pagjeturve është konsumuar, e jo “instrumenti i diskutimit” të cilit ai ju referohej. Gjë që dëshmon se z.Selmanaj ka manipuluar publikisht për javë të tëra”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, zëvenëdësikryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj gjatë një debati në t7, kur i është thënë se deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci është e mbijetuara nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve. Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar politikanë të shumë kosovarë, ndërkohë që nga analistët politikë është kërkuar shkarkimi i menjëhershëm i Driton Selmanajt.