Për ditën e Komunës, Lëvizja Vetëvendosje ka vizituar disa nga institucionet që janë në kuadër të komunës së Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas njoftimit të VV-së, teatri “Avdush Hasani” në Podujevë ballafaqohet me probleme të shumta.
“Në teatrin e qytetit “Avdush Hasani” kushtet e punës janë të mangëta dhe salla e teatrit është thuajse jo funksionale për t’i përmbushur nevojat artistike të artistëve dhe artdashësve, gjithashtu ka probleme të shumta me inventarin, me skenën e cila është e shtruar në dysheme (laminat) të papërshtatshme dhe e bënë të vështire lojën e aktorëve në skenë.” thuhet në njoftim
Vizita që u bë në Bibliotekën e Qytetit në Podujevë, VV njofton që përveç që ka mungesë të hapësirës, edhe pritja e zyrtarit ishte me plot arrogancë.
“Biblioteka e qytetit ka probleme me mungesën e titujve të ri dhe hapësirat e leximit nuk plotësojnë kushte për më shumë se15 veta, për komunën e shtatë me numër të banorëve ne nivel shteti. Vlen të ceket që pritja nga personi zyrtar ishte e papranueshme. Qasja e tij arrogante dhe mospërfillëse ndaj asamblistëve të zgjedhur nga qytetarët, rrjedh nga ndikimi dhe presioni që pushteti komunal e ushtron ndaj gjithë sektorit publik. Përpos kësaj objekti në përgjithësi, nuk plotëson as kushtet elementare për punë” thuhet më tej në njoftim.
Në komunikatën e VV-së thuhet se me rastin e vizitën në zyrën e Kryqit të Kuq janë njoftuar për mospagesën e punëtorëve social për kujdestari.
“Vizitë iu bë edhe zyrës së Kryqit të Kuq, ku u njoftuam për aktivitetet dhe vështirësitë në punët e tyre. Në Qendrën për Punë Sociale u njoftuam për punët të cilat i kryen kjo qendër dhe me disa nga veshtersitë që hasë. Ndër vështirësitë e kësaj qender ishte mospagesa e punëtorëve social për kujdestari, mungon qendra e strehimit dhe nevojtarët për këtë shërbim duhet të dërgohen në qendra të komunave të tjera, gjë që është e ndalushme sipas ligjit. Numri i atyre që kërkojnë shërbime sociale është i madh, mirëpo shërbimet janë të pakta” përfundon njoftimi i VV-së./Llapi.info