Në mbledhjen e jashtëzakonshme e thirrur nga LVV e mbështetur nga PDK dhe AAK në kuvendin komunal të Podujevës u zhvillua debat për vërshimet e fundit në komunën e Podujevës, raporton Llapi.info
Në këtë mbledhje Fatmir Rudari në emër të grupit parlamentar të PDK-së në Podujevë, ka reaguar në lidhje me kumtesën e dhënë nga komuna të dielën, ku thuhet se nuk ka pasur lagje të bllokuara nga uji.
“Pavarësisht vëllimit të madh të ujit, që ka shkaktuar daljen e lumenjve dhe përroskave nga shtretërit, gjatë fundjavës nuk ka asnjë lokalitet apo lagje të bllokuar në komunën e Podujevës.”, ka thënë Komuna e Podujevës.
Sipas Rudarit kjo deklaratë e komunës së Podujevës nuk ishte reale. Sepse nga vërshimet kanë qenë rrugë të pakalueshme e fshatra të bllokuara.
Po ashtu kjo deklaratë u kundërshtua edhe nga LVV, ku kryetari i kësaj dege Bajram Ajeti tha se kjo komunikata e dhënë nga komuna e Podujevës nuk ka paraqitur gjendjen reale pasi që sipas tij kanë mbetur shumë fshatra e rrugë të bllokuara./Llapi.info