Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur jashtëqitje të lopëve, pleh, në hyrje të ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë, raporton Lajmi.net, përcjell Llapi.info.

Njëri nga aktivistët tha se qytetarët shpesh paguajnë shumëfishin e energjisë elektrike.

“Për ata që po e vjedhin energjinë elektrike, janë banorët e veriut por nga këto veprime po pësojnë qytetarët skamnor. Rasti, që ia kanë marr lopën, na ka shtyer që të rezalizojmë këtë aktivitet me plehun që vjen nga lopët”-tha ndër të tjerat aktivisti i VV-së.

KEDS-i sot kishe sqaruar lidhur me këtë qështje duke thënë se nuk ia kanë konfiskuar lopën familjes Halitit ashtu siç është apostrofuar në shumë media.

Llapi.info ka publikuar sqarimin e KEDS-it lidhur me këtë cështje./Llapi.info

Ky është sqarimi i KEDS-it:
https://www.llapi.info/podujeve-keds-sqaron-lidhur-me-konfiskimin-e-lopes-per-borxhe-te-rrymes/
2
3