Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar pas tensioneve sot mes kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Ekrem Rrahmani, duke thënë se ky i dyti tentoi ta sulmoi Bulliqin.

VV-ja me një postim në “Facebook” ka njoftuar se kryetari Bulliqi e ka paraqitur rastin në polici si tentim për sulm fizik, dhe presin hapat e nevojshëm nga organet e rendit.

“Sjellja e asamblistëve të LDK-së, e veçmas e Ekrem Rrahmanit, përveçqë është e papranueshme, tejkalon çdo sjellje njerëzore. Siç është parë përgjatë këtyre tre vjetve të këtij mandati, ai të vetmin “argument” e ka arrogancën, fyerjen e sjelljen prej një rrugaçi të papërmirësueshëm. Përfaqësues të tillë, nuk i bëjnë nder jo vetëm Kuvendit Komunal, por as partisë që e përfaqëson.

Në Polici rastin e ka paraqitur Kryetari Bulliqi për tentim sulm fizik ndaj tij dhe presim tash që organet e rendit të ndërmarrin hapat e nevojshëm bazuar në legjislacionin në fuqi.”. thuhet në njoftim.