Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë ka kërkuar që një shesh i Podujevës të emërtohet me emrin e Adem Demaçit, njofton Llapi.info

Për të marrë vendim për emërtimin e një sheshi në emrin e Adem Demaçit, grupi parlamentar i VV-së ka bërë kërkesë që të mbahet mbledhja e radhës në Kuvendin Komunal të Podujevës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë nëpërmes Asamblistëve të saj në Kuvendin Komunal sot me datë: 29.05.2018 bëri kërkesë në Zyrën e Kryesuesit të Asamblesë që të inicioi në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, dhe të marr vendim për emërtimin e një sheshi në Besianë me emrin e Ikonës Kombëtare ADEM DEMAÇI.” thuhet në njoftimin e VV-së.

 

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë