Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ditë më parë ka bërë të ditur se i ka shpërndarë 100 motokulivatorë për fermerët llapjanë, njofton Llapi.info.
“Ne po vazhdojmë me projekte për fermerët tanë, duke i subvencionuar në forma të ndryshme. Sot shpërndamë 100 motokultivatorë me pajisje përcjellëse, që do t’ua lehtësojnë fermerëve tanë punët në bujqësi, veçmas në perimkulturë dhe pemëtari”, citohet të ketë thënë Veliu në kumtesën e dërguar medieve nga Komuna e Podujevës.
Mirëpo, shpërndarja e tyre po del të jetë e bërë në mënyrë jo të rregullt. Kështu thuhet në reagimin e VV-së – dega në Podujevë. Sipas VV-së, shpërndarje e tyre është bërë për njerëzit e afërt me pushtetin, ndërkaq siç thuhet në reagimin e LVV-së, s’janë respektuar kriteret.
“Komuna e Podujevës-Drejtoria për Bujqësi me datën 10.12.2019, pas një procedimi tejet të zgjatur më në fund në datën e lartëcekur bëri shpërndarjen e pasijeve-Bujqësore(multikultivatorëve) me mekanizëm përcjellës. Duke marrë për bazë listën e përfituesëve, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë, shpreh shqetësim se rreth shpërndarjes së pasjeve, nuk janë respektuar kriteret për përfitimin e këtyre paisjeve. Konstatohet se në mesin e përfituesëve ka persona të afërt me pushtetin(partinë), si: kryetar nëndege,anëtar kryesie, familjarë të drejtorëve aktual etj”, thuhet në reagimin e VV-së
Ndërkaq, siç ka njoftuar Komuna e Podujevës, në kuadër të projekteve për subvencione nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përveç 100 motokultivatorëve, fermerëve llapjanë sivjet u janë shpërndarë edhe 100 serra dhe 1,000 shoqëri bletësh./Llapi.info