Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë është ndarë e pakënaqur me investimet kapitale të bëra në këtë Komunë, transmeton Llapi.info

Në një video-incizim, shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në asamblenë komunale, Fitim Haziri ka thënë se gati 2 milionë euro të parapara për t’u investuar gjatë vitit 2018 nuk dihen se ku kanë shkuar.

Sipas Hazirit, buxheti i planifikuar për investime kapitale në këtë Komunë ishte 6.449.727 euro, por që sipas tij, vetëm 73 për qind e buxhetit është shpenzuar.

“Buxheti i cili ishte planifikuar për investime kapitale ishte 6.449.727 euro, prej tyre vetëm 73.31 për qind, e që i bie 1. 721.432 që kryetari Veliu nuk ka ditur se si t’i shpenzojë. Pra, kemi gati 2 milionë euro që janë suficit. Dihet se Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat më pak të zhvilluara në Kosovë, ku ka shumë për t’u bërë e shumë pak është bërë”, thotë ai.

Tutje Haziri e ka cilësuar të dështuar qeverisjen Veliu, pasi që siç thotë ai, nuk di të punojë e as të menaxhojë.

“Qeverisjen Veliu lirisht mund ta quajmë qeverisje e asfaltit të dobët. Shumë projekte me rëndësi janë lënë anash”, vazhdon Haziri./Llapi.info

Fitim Haziri

Për kundër që radhitemi ndër Komunat më të varfra në Republikën e Kosovës, Agim Veliut i mbesin afër 2,000,000 (dy milionë) euro suficit.

Publiée par Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë sur Samedi 20 avril 2019