Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka ndërmarrë disa aktivitete përmes së cilave ka hedhur edhe një varg kritikash ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, shkruan Llapi.info

‘O Agim e ke harru çerdhen’ ishte motoja të cilën Vetëvendosje e vendosi sot në çerdhen e cila edhe pse u ndërtua nuk u funksionalizua tashme e 16 vite.

Këshilltari i VV- së, Vendenis Lahu tha se kjo çerdhe e cila po shihet e mbuluar nga bari dhe e lënë në harresë, paraqet fytyrën e tjetër të qytetit.

‘Ne erdhëm në pjesën tjetër të qytetit e cila tregon edhe fytyrën tjetër të qytetit ky është një objekt i ndërtuar para 16 vitesh. Siç shihet është plotësisht jo funksional është i harruar nga kompetencat komunale. Komuna nuk ka ditur fare për ekzistencën e këtij objekti dhe përse ka mbetur kështu kjo tregon njëfarë pa përgjegjësie të plotë të qeverisjes komunale ndaj shtresës më të pa fajshme të kësaj komune, fëmijëve” tha Lahu.

VV gjatë ditës së sotme ka mbajtur edhe një aktivitet tjetër në çerdhen e qytetit të Podujevës./Llapi.info