Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë ka njoftuar gjithë semimaturantët se do të organizojë trajnime për provim pranues në Universitetin e Prishtinës, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se trajnimet do të përfshijnë 7 fusha të ndryshme.

Më poshtë ja edhe njoftimi i plotë i VV-së:

Njoftojmë të gjithë maturantët e Shkollave të Mesme në Komunën e Besianës se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizon trajnime për provim pranues ne Universitetin e Prishtinës në këto fakultete:
-Fakultet Ekonomik
-Fakultet Juridik
-Mjekësi e Përgjithshme (Kimi)
-Gjuhë Angleze
-Shkenca Politike
-Filozofi
-Sociologji
Të gjithë të interesuarit mund të paraqitën në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, në rrugën ’’Agron Rrahmani’’ apo në numrat e telefonit +38344297973 dhe +38344340616.
Trajnimet janë falas.
JU MIRËPRESIM!