Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka njoftuar gjithë maturantët se do të organizojë trajnime për provim pranues në Universitetin e Prishtinës, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një komunikate, ku thuhet se trajnimet do të përfshijnë disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.

“Njoftojmë të gjithë maturantët e Shkollave të Mesme në Komunën e Besianës se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizon trajnime për provim pranues ne Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë ja edhe njoftimi i plotë i VV-së:

Njoftojmë të gjithë maturantët e Shkollave të Mesme në Komunën e Besianës se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizon trajnime për provim pranues në Universitetin e Prishtinës për vitin akdemik 2019-2020 në këto fakultete:

-Fakultet Ekonomik
-Fakultet Juridik
-Inxhinjeri/Shkenca kompjuterike
-Mjekësi e Përgjithshme
-Kimi
-Shkenca Politike
-Filozofi
-Sociologji

Të gjithë të interesuarit mund të paraqitën në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, në rrugën ’’Agron Rrahmani’’ apo në numrat e telefonit +38344297973 dhe +38344340616 ose na shkruani në faqen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Besianë.

Trajnimet janë falas.

JU MIRËPRESIM!