Si pasojë e aksidenteve të shumta, siç thotë Lëvizja Vetëvendosje, në udhëkryqin i cili lidh fshatin Balloc me fshatin Sfeqël dhe në magjistralen Podujevë- Prishtinë, afër Xhamisë së Vjetër në Podujevë, kjo parti sot ka vendosur një pasqyrë të komunikacionit si dhe disa shenja sinjalizuese, transmeton Llapi.info.
VV, përmes një komunikate ka kritikuar kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, i cili, sipas kësaj partie, nuk është duke marrë masa lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore apo sigurinë e qytetareve në këtë zone.
Më poshtë ja edhe komunikata e plotë e VV-së:
Kujdesi ndaj Qytetarëve
Udhëkryqi i cili e lidhë fshatin Balloc me fshatin Sfeqel është një ndër udhëkryqet me të rrezikshme në Komunën e Besianës. Si pasoj e mos marrjes së masave te sigurisë nga organet Komunale në ketë vend kanë ndodh shume aksidente në komunikacion madje disa edhe me fatalitet.
Kryetari i Komunës sot para Asamblesë Komunale paraqiti Planin e punës të “Këshillit për Siguri ne Bashkësi”, në të cilin plan askund nuk parashihen masa për parandalimin e aksidenteve rrugore apo sigurinë e qytetareve në këtë zone.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besiane sot vendosi një pasqyre të komunikacionit në këtë udhëkryq për të kontribuar sado pak për sigurinë e qytetareve në këtë zonë, si dhe vendosjen e shenjave sinjalizuese në rrugën magjistrale afër Xhamis së Vjetër te ura.
Duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ 03/2012 neni 6 paragrafi 1.2 Kryetari i Komunës i cili është në krye të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi obligohet që të bëjë identifikimin e faktorëve që e cenojnë sigurinë e qytetareve dhe të rekomandoi planet e veprimit për siguri.