Sot (19 qershor) janë bërë 20 vjet nga dita e çlirimit të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info
Me aktivitete të shumta u shënua kjo ditë, derisa në rreth rrotullimin te “Hotel Besiana” u zbulua shqiponja gjigande, iniciuar nga Florent Hasani.
Për shënimin e kësaj dite, Komuna dhe opozita kishin organizuar aktivitete të ndryshme, por që organizimi kryesor për të shënuar këtë ditë të rëndësishme u bë nga opozita e kësaj komune, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje.
Pas zbulimit të shqiponjës, kjo parti vazhdoi me aktivitete në Sheshin e Dëshmorëve, derisa në një pankartë u kujtuan të gjithë të rënët për ditët e çlirimit të Podujevës, pastaj aktiviteti i parapriu një koktej rasti dhe manifestimi u përmbyll me hedhjen e fishekzjarrëve.
Ndërkohë, Komuna e Podujevës për herë të parë organizoi marshin me automjete të terenit malor, teksa aktivitet i përmbylli me një koncert në sheshin “Ali Ajeti”. /Llapi.info