Lëvizja Vetëvendosje- dega në Podujevë përmes një komunikate për medie, ka reaguar lidhur me funksionimin e repartit të Martenitetit që sot u bë nga kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, njofton Llapi.info

Gënjeshtar e propagandues kjo parti e ka quajtur të parin e Komunës, duke shtuar se funksionalizimi i Spitalit nuk është kompetencë e tij, mirëpo e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më poshtë po sjellim edhe reagimin e plotë të VV-së:

 

MASHTRIMI PUBLIK I AGIM VELIUT

Sot, kryetari i Besianës Agim Veliu ka gënjyer qytetarët se gjoja ka nisur funksionalizimi i Spitalit të ri në Podujevë, mirëpo e vërteta është, që është bartur vetëm një repart nga QKMF, ai i maternitetit. Përpos kësaj, funksionalizimi i Spitalit është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo e Komunës. Çudia nuk mbaron këtu, në vend se pjesëmarrësësit kryesorë të ishin nga Ministria e Shëndetësisë, aty ishin vetëm përfaqësues nga Komuna dhe stafi mjekësor i QKMF-së.

Propaganda e vërtetë vjen nga kryetari i cili po manipulon me qytetarët për këtë spital, pas presionit publik që i është bërë nga Lëvizja VETEVENDOSJE!, dhe qytetarët e Besianës për dështimin e funksionalizimit të këtij spitali. Kryetari me nguti dhe pompozitet e paska paraqitur kinse për sukses, duke bartur nje repart të vetëm të spitalit të përgjithshëm në objektin e ri.

Presionin që ne e kemi ushtruar mbi kryetarin Veliu, mbi të gjitha ka qenë në interes të qytetarëve, në mënyrë sa më shpejtë të nisë ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha nevojat bazike shëndetësore