Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë përmes një komunikate, ka kritikuar kryetarin e Podujevës Agim Veliun, pasi që sipas tyre se po i punëson jashtëligjshëm familjarët e këshilltarëve komunalë të LDK-së në Komunën e Podujevës, transmeton Llapi.info

Në komunikatë thuhet se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, ka anuluar konkursin e hapur për punë, me të vetmin qëllim që t’i punësoj familjarët e asamblistëve të LDK-së.

“Për të mos lejuar një përçarje brenda partisë së tij, Agim Veliu në këtë pozitë, e cila u anulua jashtëligjshëm, ka punësuar një të afërt të asamblistit të LDK-së, Afrim Shabani, Selvete Shabanin”, thotë VV.

Më poshtë komunikata e plotë:

Veliu vazhdon të rehatojë familjarët e asamblistëve të LDK-së!

Komuna e Podujevës, më saktësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale e cila hapi një konkurs për plotësimin e dy pozitave të lira në Qendrën për Punë Sociale më 17 prill 2018 dhe po të njëjtin e anuloi më 25 maj 2018 për dy arsyetime banale, njërin për arsye objektive kurse tjetrën për disa gabime apo lëshime teknike, ka dalë të jetë vetëm për rehatimin e familjarëve të asamblistëve të LDK- së në Besianë. 

Për të mos lejuar një përçarje brenda partisë së tij, Agim Veliu në këtë pozitë, e cila u anulua jashtëligjshëm, ka punësuar një të afërt të asamblistit të LDK-së, Afrim Shabani, Selvete Shabanin.Mirëpo, jo vetëm anulimi dhe punësimi i familjarëve janë të jashtë ligjshme. Selvete Shabani e cila është punësuar në Qendrën për Punë Sociale nuk ka as kualifikimin e duhur. Shabani, madje nuk ishte as në listën e rrethit të ngushtë të kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim në këtë pozitë. Kurse, me kualifikim që ka, mund të punojë vetëm në institucionet parashkollore.Përveç, këtyre shkeljeve, komuna e Podujevës ka dalë edhe kundër kritereve të cilat janë të përcaktuara me ligj. Kjo pozitë e cila kërkon persona adekuat dhe me përvojë pune, të paktën dy vite, është plotësuar me një kandidate e cila ka filluar tashmë të punojë pa pasur as edhe një vit përvojë pune.Por, Veliun nuk e kanë kënaqur gjithë këto shkelje. Konkursi i cili ishte anuluar është rikthyer sërish në funksion. Kësaj radhe, kandidatët të cilët nuk kanë kaluar testin me gojë janë marrë në intervistim dhe janë pranuar. E gjithë kjo është bërë në mënyrë tinëzare nga komuna e Podujevës, e cila nuk ka bërë publike as edhe një emër a kualifikim të personave të cilët janë rehatuar në institucionet komunale për të parandaluar përçarjen, që veçse ka filluar brenda LDK- së në Podujevë.
Pra, pranimi i Selvete Shabanit është jashtë çdo kriteri të vendosur për konkurs ku VETËVENDOSJE! pati paralajmëruar edhe më herët për atë se çfarë do të ndodhë.

Lëvizja do të vazhdojë të bëj publike edhe emra e parregullsi të tjera të kësaj komune e cila është kapur nga Agim Veliu.

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë