Lëvizja Vetëvendosje- dega në Podujevë përmes një komunikate për medie ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Sipas VV- së, LDK që nga mëngjesi është duke bërë presion mbi votuesit në shkollën fillore “Nuhi Gashi” në fshatin Bradash.
“Që nga mëngjesi i sotëm, ne qendra te ndryshme te votimeve, po qëndrojnë persona te paautorizuar për te qene aty, dhe te cilët janë te afërt me LDK-ne. Ata po ushtrojnë presion mbi votuesit, për votuar Agim Veliun”, thuhet në reagimin e VV- së.
Sipas tyre, “rasti i fundit, është me vëllaun e Agim Veliut, i cili qe nga mëngjesi, pa asnjë mjet identifikues qe e legjitimon prezencën e tij aty, po iu bën presion votuesve ne vendvotimin 1807e.”
“Ne kërkojmë nga organet përgjegjëse qe te merren me këto raste sa me pare. Kurse votuesve iu bëjmë thirrje qe te mos zmbrapsen para asnjë presioni”, përfundon reagimin e saj VV./Llapi.info