Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, sot ka zhvilluar një aksion duke kundërshtuar vendosjen e njehsorëve të rrymës në maje të shtyllave në këtë Komunë, njofton Llapi.info

Ky aktivitet është zhvilluar në fshatrat Llapashticë, Obrançë dhe Shajkoc të Podujevës. E vendosjen e tyre diku poshtë shtyllës, e diku në maje, VV e ka quajtur jo transparente dhe të jashtëligjshme.

Këshilltari i këtij subjekti politik, Fitim Haziri, ka thënë se me këtë KEDS-i ka shkelur parimet e barazisë.

“Kompania KEDS duhet t’i furnizojë qytetarët  me energji elektrike duke i respektuar parimet e barazisë dhe transparencës. Në Komunën e Podujevës të dy këto parime janë duke u shkelur. Kemi lokacione ku kompania KEDS ka vendosur njehsorë poshtë shtyllave elektrike, ndërsa kemi lokacione tjera që njehsorët janë vendosur në maje të shtyllave elektrike këtu është shkelur parimi i barazisë për qytetarët. Ndërsa, vendosja e njësorëve në maje të shtyllave elektrike është jotransparente dhe e jashtëligjshme”, ka thënë ai.

Më tej, Haziri ka kërkuar nga Komuna e Podujevës të pezulloj vendimin që sipas tij, e ka lejuar kompaninë KEDS në vendosjen e njehsorëve në shtylla elektrike në hapësirat publike. /Llapi.info

Vetëvendosje kundërshton vendosjen e njehsorëve të rrymës nga KEDS-i në maje të shtyllave elektrike në Podujevë

Publiée par Llapi.info sur Mercredi 27 février 2019