Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentit, duke shpresuar se do të bashkëpunojnë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Wigemark përmes Twitterit ka thënë se shpreson se bashkë me Osmanin dhe Kurtin të punojnë në forcimin e ligjit në Kosovë.
“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen tuaj si presidente të re të Kosovës. Ju keni thënë se e keni si përparësi kryesore forcimin e sundimit të ligjit dhe ne shpresojmë të punojmë me ju dhe Qeverinë e Albin kurtit për të arritur këtë objektiv të përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian“, shkroi ai.