Xhabir Zharku vazhdon ta paraqes vetën të pafajshëm dhe arsyeton arratisjen e tij nga drejtësia. Zharku thotë se dënimet e tij ishin të montuara dhe se, siç thotë ai, ishte poltikan i pabindur e iu kishte penguar ndërkombëtarëve.
Në emisionin Frontal të Televizionit 7 është i ftuar ish-kryetari i Kacanikut, Xhabir Zharku, i kthyer nga Suedia pas 6 vjeteve arratisje, ka treguar arsyet që, sipas tij, është ndjekur ligjërisht.
Zharku thotë se ai nuk kishte asnjë faj, por po u pengonte ndërkombëtarëve, prandaj edhe iu montuan raste për të cilat ishte shpallur fajtor.
“Unë kam qenë rebel i politikes dhe nuk i jam bindur . Në perëndim demokracia është krejt diçka tjetër nga ajo cka kanë paraqitur ndërkombëtarët te ne”, ka thënë Zharku.
Njëri nga figurat më të rëndësishme të PDK’së gjatë kohës kur ai udhëhiqte Kaçanikun, që i ka ikur ligjit për gjashtë vjet, në intervistën e tij në Frontal provoi ta paraqiste vetën si një politikan korrekt dhe me vlera demokratike.
Zharku thotë se beson në pafajësinë e tij, ndërsa ka një shpjegim të çuditshëm se pse drejtësia e dënoi atë.
“Më ka pyetur dikush pse pikërisht kundër teje. Nga kultura që kam unë nuk mund t’i përgjigjëm por po i përgjigjëm tani. Murmurma në hitha nuk bjen. Unë jamë një lis. Për shumëkënd kam qenë një lis”, ka thënë ai.