Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar arsyen e prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se mosvotimi i planit për rimëkëmbje ekonomike nga ana e tyre ka qenë arsyeja e përfundimit të koalicionit trevjeçar në Komunën e Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.

“Arsyeja e prishjes së këtij koalicioni është mosvotimi i planit për rimëkëmbje. Ky plan ka tri propozime që duhej të aprovoheshin dje nga të gjithë. 1 ka të bëjë me ndryshimin e qasjes 20 vjeçare të politikave publike, nga asfalti në zhvillim dhe punësim. VV vendosi të mos e pranojë këtë, masa e dytë parasheh 25% ulje të tatimit në pronë për qytetarët dhe bizneset e komunës së Vushtrrisë. Efekti i kësaj mase në buxhetin e komunës është vetëm 400 mijë euro. As kjo pikë nuk është përkrah. Masa 3 parasheh një numër të projekteve vitale, transforumese në investime publike në Vushtrri, parkingjet publike, liqeni akumulues në Stakovc dhe shumë projekte të tjera vitale që do të krijonin mundësi edhe për investime të jashtme direkte edhe investime publike”.