Nuk e kishte imagjinuar më mirë ndeshjen miqësore mes Kosovës e Zvicrës. Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka zhvilloi sot ndeshjen e 100-të dhe ishte pikërisht përballë Kombëtares së vendlindjes.
“Nuk ka pasur shansa që të jetë më e veçantë ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes time që e dua shumë. Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova ashtu edhe ne. Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësor. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë”, tha ai.