Granit Xhaka është njëri nga lojtarët më të vlerësuar te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Është kapiten i “helvetikëve” dhe është në mesin e 10-të lojtarëve me më së shumti paraqitje te kjo përfaqësuese.
Megjithatë, ai në tri ndeshjet e radhës që i luan Zvicra, pritet që të dalë në vendin e shtatë me më së shumti paraqitje.
Që nga tërheqja e Stephan Lichtsteinerit nga përfaqësuesja zvicerane, Granit Xhaka u bë kapiten i skuadrës.
Xhaka 28-vjeçar ka luajtur në 84 ndeshje për Zvicrën dhe aktualisht është në mesin e nëntë lojtarëve me më së shumti paraqitje. Në rast se luan me Belgjikën në miqësore, si dhe me Spanjën e Ukrainën në Ligën e Kombeve, do të barazohet me Hakan Yakinin në vendin e shtatë në këtë statistikë.