Ekipi i Granit Xhakës, Bayer Leverkusen fitoi kampionatin gjerman për herë të parë që nga 120 vitet e themelimit të klubit.
Mesfushori nga Kosova pas fitores përveç që foli për emocionet iu dha edhe një premtim fansave.
Xhaka tha se është në kërkim edhe të Kupës së Gjermanisë, ku në finale janë me Kaiserslauternin. Ai u zotua edhe për Europa League.
“Kur godet topin në moshë të re, ëndërron momente të tilla. Ishte punë e vështirë dita-ditës, me të gjithë ata që u përfshinë në këtë klub. Në karrierën time 14 vjeçare futbollistike, kjo është ndjenjë e veçantë për mua, por edhe më shumë se kaq. Tani më shumë, të fitojmë edhe trofetë e tjerë”, tha ndër të tjera Xhaka.