Fshati Brainë gjendet rreth 30 kilometra larg qytetit të Podujevës.
Ky fshat kryesisht malor, shkëmbinj me formë të ndryshme, bjeshkë të larta e natyrë mbresëlënëse janë disa elemente që e bëjnë karakteristike këtë vend, shkruan Llapi.info
Mirëpo, edhe pse ka të gjitha këto karakteristika, jetesë në këtë vend bëjnë shumë pak familje. Mungesa e kushteve elementare ka bërë që shumë familje të brakstisin këtë vend.
Të paktë ata banorë që kanë mbetur, blegtoria e bujqësia janë fushat me të cilat merren.
“Në fshatin Brainë ka pasur shumë ma shumë familje, po kur nuk ka kushte edhe ikun njerëzit. Tash kemi mbet pak familje, merremi me blegtori e bujqësi, tokat janë mjaft të mira, por kur ka mungesë të kushteve, skem qa me ba” u shpreh një banor.
Në këtë fshat gjendet edhe xhamia e cila thuhet se është ndërtuar 300 vjet më parë.
Kjo xhami më herët kishte shërbyer si mejtep apo shkollë të cilën kishte themeluar Mulla Mustafë Braina.
Ndërsa, pranë kësaj xhamie është ndërtuar edhe lapidari për ushtarët e vrarë të këtij fshati nga lufta e fundit në Kosovë./Llapi.info