Xhamia në Podujevë dhe gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, janë dy nga fotografitë e publikuara nga e famshmja New York Times.
Këto dy fotografi janë pasqyra e vendit, të zgjedhura si më të mirat e vitit nga ‘New York Times’.
Poshtë fotografisë së xhamisë në Podujevë është sqaruar se është vendi ku një imam i moderuar po tenton të luftojë ideologjinë vehabiste, njofton Llapi.info.
Përpos kësaj, në këtë kategori të NYT, është edhe një fotografi tjetër e realizuar në Kuvendin e Kosovës, kur opozita kishte hedhur gaz, dhe zyrtarët policore ishin detyruar të nxjerrinin me dhunë nga salla e seancave plenare, deputetët opozitarë.

