Po vazhdon ndërtimi i xhamisë më të madhe në Kosovë, e cila tani po merr formë dhe po shndërrohet në një simbol të rëndësishëm për komunitetin mysliman.

Dje, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Ahmet ef. Sadriu, vizituan punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava u njoh nga afër me punimet e kryera deri më tani dhe u informua për ecurinë e projektit.

Ai shprehu kënaqësinë për avancimin e punimeve dhe rëndësinë që ka ky projekt për besimtarët dhe për shoqërinë kosovare në tërësi.

Ky investim jo vetëm që do të ofrojë një hapësirë të re për aktivitete fetare. Myftiu Tërnava theksoi angazhimin e Bashkësisë Islame për të mbështetur këtë projekt dhe për të siguruar që Xhamia Qendrore të bëhet një vend frymëzimi dhe bashkimi për të gjithë.