Xhamia e re e cila ka filluar të ndërtohet para një viti po financohet vetëm nga xhemati dhe njerëzit vullnetmirë, raporton Llapi.info

Pas çdo xhumaje, në këtë vend grumbullohen të holla të cilat kryesisht vijnë nga xhematlitë e kësaj xhamie.

Imami Imer Hajdini gjatë hytbes së sotme tha se kjo xhami do të ndërtohet vetëm me forcat tona dhe të qytetarëve. Madje ai përmendi një rast ku për këtë xhami një pronar ka dhuruar 20 mijë blloka për ndërtimin e kësaj xhamie e cila gjendet në lagjen “Mërqezi”.

Imami i kësaj xhamie Imer Hajdini në një prononcim për Llapi.info, ka thënë se nuk ka pasur ndihmë ndonjëherë nga komuna.

“Ndërtimi i kësaj xhamie ka filluar që një vit, nuk kemi pasur ndonjëherë ndihmë nga komuna. Prej këshillit të Bashkësisë Islame ka pasur në fillim por jo tash. Emergjente është ndërtimi i banjove por edhe të plloçës se uji po pikon edhe po lagen muret brenda xhamisë. Këto janë njëherë emergjente e të tjerat ngadalë” tha mes tjerash ai.

Ndryshe, edhe rruga e cila të çon për tek kjo xhami është e paasfaltuar.