Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka vazhduar të përplaset me deputetët e opozitës derisa po drejtonte seancën e sotme.
Derisa deputetët e opozitës kërkonin ta merrnin fjalën, ishte nënkryetari Haliti, i cili ka reaguar duke thënë se “nuk dëshiron t’ua japë fjalën”.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të votohet rezoluta e harmonizuar kundër korrupsionit, derisa kryesuesi Xhavit Haliti nuk ka lejuar të bëhet votimi, me arsyetimin se ajo nuk u është dërguar deputetëve.
“S’po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet. Çka kini, a po doni me ba hajgare me mu a çka?!”, ka reaguar Haliti.
“Unë nuk ia ndali fjalën kurrkujt, por po e keqpërdorni. Po e kërkon fjalën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka shtuar ai.
“Është bërë foltorja e Kuvendit… mos të flas”, ka reaguar tutje Haliti.
Derisa deputetët e opozitës vazhdonin ta kërkonin fjalën, Haliti vazhdonte të fliste.
“Nuk ka bir nane që e udhëheq Kuvendin dhe që ia bën qejfin 120 deputetëve”, ka thënë ndër tjera Haliti.