Koalicioni Nisma-AKR-PD, ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë me 6 tetor, njofton Llapi.info.
Kësaj liste do t’i paraprijë kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj. Në mesin e tyre bën pjesë edhe kryetari i kësaj partie në Komunën e Podujevës, Xhemajl Hasani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Hasani në një postim në rrjetin social Facebook.
“Kam kënaqësin t’ju njoftoj që me propozimin e degës së Nismas Socialdemokrate dega në Podujevë dhe me mbështetje të plotë të të gjitha organeve të brendshme të partisë jam nominuar kandidat për DEPUTET NË PARLAMENTIN E KOSOVËS. Boshti politik në krye me kandidatin për kryeministër z.Fatmir Limaj, do të ofroj progamin më të pasur dhe të qartë socio-ekonomik dhe integrues për vendin tonë”, ka shkruar ndër të tjerash ai./Llapi.info