Xhemile Dehari ka treguar se si është ndjerë kur ka kuptuar se janë zhdukur mostrat e djalit të saj, Astrit Deharit.
Ajo thotë se për të ka qenë sikur Astrit Dehari ka vdekur për të dytën herë.
“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”, tha ajo në Debat Plus.