Me 53 kandidatë për deputetë, partia Fjala ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë, për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit, njofton Llapi.info.

Bartës i kësaj liste është kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi. Në mesin e 53 kandidatëve bën pjesë edhe kryetari kësaj partie në Podujevë, Xhevdet Maloku. Ky i fundit e ka bërë të ditur kandidaturën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shpresojë dhe besojë fuqishëm që FJALA do të përfaqësoj popullin brenda Institucioneve të Kosovës, ketë e them gjithmonë bazuar nga puna që është bërë këto dy vite pas zgjedhjeve të para dhe pas anëtarësimeve të reja dhe themelimit të degëve në qytete tjera që i patën munguar më parë. Ndërsa unë si Kryetar i degës se Partisë FJALA në Podujevë e njëherësh anëtarë i kryesisë qendrore në Prishtinë, jam emëruar përsëri në garën për deputet”, ka shkruar pos tjerash Maloku./Llapi.info