Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Xhevdet Maloku ka shkruar në Facebook se për të ky kandidim do të jetë një përgjegjësi në rradhë të parë para All-llahut dhe pastaj para qytetarëve, transmeton Llapi.info.
Maloku është shprehur se Komuna e Podujevës ka nevojë për ndryshime anadaj ai e ka pranuar këtë përgjegjësi, duke shtuar se do të jap më të mirën nga vetja për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, siq keni mundur ta kuptoni nga njoftime të ndryshme pra, unë jam perzgjedhur si kandidat për Kryetar të Podujevës.
Fillimisht dua të falenderoj kryetarin e Partisë FJALA Gëzim Kelmendin për besimin që ka ndaj meje dhe pastaj anëtarët e degës në Podujevë për emërimin dhe përzgjedhjen për të përfaqësuar Partinë FJALA në këto zgjedhje lokale.
Për mua ky kandidim do të jetë një përgjegjësi, në rradhë të parë para All-llahut dhe pastaj para qytetarëve, andaj lus All-llahu e Gjithëpushtetshëm të na forcoj në ketë rrugëtim.
Betohem para të Madhit All-llah fillimisht dhe pastaj juve ju premtoj që ketë përgjegjësi e kam pranuar vetëm duke parë nevojën për ndryshim në Komunën e Podujevës dhe unë do jap me të mirën nga vetja për të qënë gjithmonë në shërbim të qytetarëve pa dallime familjare apo partiake.
Podujevës do i ofrojmë një listë të fuqishme me kandidat për asamble nga fusha të ndryshme dhe të gjithë të deshmuar në punën e tyre, se bashku me ta do ofrojmë programin qeverisës me të mirin për qytetarët llapjan.
Urime Podujevë
Urime Llap
Ditë të mira po vijnë