Falja e namazit të xhumasë i cila deri më tani është bërë në dy orare në Xhaminë e Vjetër në Podujevë, që nga dita e nesërme do të falet vetëm në një orar, në atë të orës 12:00, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu përmes një statusi në facebook i cili ka shkruar se ky vendim ka ardhur nga Bashkësia Islame në Podujevë.

E kjo sipas Llugaliut është bërë me qëllim që nxënësit të mos i lëshojnë orët mësimore për faljen e namazit të Xhumasë.

Sipas tij me kalimin e kohës falja e xhumasë së dytë është vërtetuar nga BIK në Podujevë se është e mjaftueshme që të falet vetëm në xhaminë e qytetit “Met Podujeva”./Llapi.info

Ja edhe postimi i plotë i Llugaliut:

Nga nesër xhumaja e dytë nuk do të falet në Xhamia E Vjetër Podujevë .
Bashkësia islame e Podujevës me qëllimin që nxënësit të mos i lëshojnë orët mësimore ka organizuar faljen e dy xhumave në të dy xhamitë e qytetit mirëpo me kalimin e kohës u vërtetua se është e mjaftueshme falja e xhumasë së dytë vetëm në xhaminë e qendrës #MetPodjeva.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.