Kosova U-19 ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Elite Round.
Golin e epërsisë e shënoi futbollisti i Llapit, Elvir Gashijan.
Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 50-të dhe Kosova po udhëheq me rezultat 1:0.
“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia, në turneun që është duke u zhvilluar në Slloveni.