Kapiteni i Los Blancos ka pasur edhe këtë vit të mirë, pasi që mund të fitojë edhe Ligën e Kampionëve edhe Botërorin gjatë kësaj vere
Sergio Ramos është duke menduar që të bëhet reper para finales se Ligës së Kampionëve, derisa pavarësisht stërvitjeve me Real Madridin ka lansuar sot singlen e parë rap.
Disa ditë pasi që Ramos tha se Madridi është mësuar “zakonisht” të fitojë titujt kryesor europiane, spanjolli ka lansuar një këngë rep me të cilën feston trofetë e tij të mëparshme.
Lirika e tij ka fjalë interesante si “ unë jam MVP of the Champions League” dhe “mbrojtësi më i mirë në glonbë”, “me flokë të gjatë apo më mjekër, ky djalë është i takon një lige tjetër”, etj.
Ramos ka postuar një video në faqen e tij në Instagram duke bashkuar linkun për shkarkimin e këngës në platforma të ndryshme online.
“Shtëpia ime, ca shokë, shumë magjik ky rezultat: jeta ime në këngë”, ka shkruar 32 vjeçari në status.
“Edhe shumë vargje pritet të shkruhen. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën që të arrijë deri këtu”.
Ramos pritet që të jetë kapiten në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve që do të fillojë më 26 maj në Kiev, derisa ai pritet që të jetë kapiten edhe i Kombëtares se Spanjës në Botërorin Rusia 2018.