Ymer Llugaliu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar Fatri Zhitia, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Deri më tani, në krye të këtij institucioni kanë qenë vetëm ushtrues detyre, Fillimisht ushtrues detyre ishte emëruar Afrim Shabani, Zaim Thaçi, Fahri Llugaliu, e së fundi edhe Ymer Llugaliu.
Ndryshe, ditë më parë është formuar kabineti qeveritar i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Marigona Lahu – nënrkryetare e komunës
Bahri Selimi – drejtor i Drejtorisë së Administratës
Fatlum Osmani – drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave
Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Arsimit
Egzona Mustafa – drejtoreshë e Shëndetësisë
Fevzi Jetullahu – drejtor i Drejtorisë së Shëbimeve Publike
Pajtim Balaj – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik
Ajet Potera – drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit
Elheme Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Bujar Hasani – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Vigan Salihu, ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi ekonomi bujqësore. Është në prag të diplomimit si master në drejtimin Agroekonomi./Llapi.info