Sulmuesi i Llapit, Enis Zabërgja, ka thënë që skuadra e tij ishte në një nivel me Prishtinën,  por e humbi lojën vetëm falë disa gabimeve në mbrojtje.

“Ne e mposhtëm veten. I bëmë disa gabime në mbrojtje dhe ua falëm fitoren”, deklaroi Zabërgja për GazetaOlle.com, transmeton llapi.info

“Tani na pret ndeshja ndaj Dritës, ku nuk guxojmë të gabojmë. Pas dy humbjeve të pësuara do të luajmë vetëm për fitore. Drita ka ekip cilësor, por ne e njohim shumë mirë stadiumin në Merdare dhe besojmë fuqishëm në fitore”, ka thënë Zabërgja.

‘Zabinjo’ bëri paraqitje fantastike me Prishtinën, duke qenë ndër më të mirët e formacionit llapjan./Llapi.info